LAJMI I FUNDIT:

Vanessa Bryant i reagon të ëmës pasi e akuzoi se e përzuri nga shtëpia

Vanessa Bryant i reagon të ëmës pasi e akuzoi se e përzuri nga shtëpia

Në fillim të këtij viti, Vanessa Bryant, ka humbur bashkëshortin e saj, basketbollistin Kobe Bryant dhe vajzën, Gianna.

Megjithatë, ajo së fundmi është përballur edhe me një situatë tjetër jo fort të këndshme.

Nëna e saj, Sofia Urbieta, ka bërë akuza publike ndaj të bijës duke thënë në një intervistë se Vanessa e ka nxjerrë jashtë dhe se i ka kërkuar makinën.


https://www.youtube.com/watch?v=BJ0pvPOX3cs&ab_channel=WorldOFStars

Dhe pas deklaratës së bërë, bashkëshortja e të ndjerit Kobe ka bërë një reagim lidhur me këtë çështje.

“Bashkëshorti dhe vajza ime u ndanë nga jeta papritur dhe përsëri nëna ime pati kurajën të japë një intervistë duke folur negativisht për mua dhe duke qarë për një makinë dhe shtëpi që nuk ishin të sajat. Ajo ka boshatisur apartamentin, bizhuteritë e mobilieritë për ta bërë të duket sikur nuk e ka përkrahjen time”, tha ajo.

Vanessa më tej shtoi se ajo dhe bashkëshorti e kanë mbështetur nënën e saj për 20 vite, por fatkeqësisht pasi ajo ka humbur bashkëshortin dhe vajzën, Sofia nuk ka qenë aty për të as fizikisht dhe as shpirtërisht.

“Tani e pashë se çfarë është më e rëndësishme për nënën time”, vazhdoi Vanessa, dhe “është me të vërtetë prekëse. Shpresoj që kjo të përfundoj këtu”.

Vanessa Bryant (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Siç tashmë e dimë të gjithë, Kobe dhe vajza e tij, Gianna ndërruan jetë tragjikisht në janar në një përplasje me helikopter. /Telegrafi/

Vanessa Laine Bryant dhe Kobe Bryant (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Magazina
“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

“Nuk të vyen trupi kur nuk ke mend” - Gjesti ‘godet’ Xhenetën derisa ishte brenda

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Kalo në kategori