Van Gaal njofton se është shëruar nga kanceri

Ish-trajneri i Kombëtares së Holandës, Louis van Gaal, ka njoftuar se nuk vuan më nga kanceri, tre vjet pasi njoftoi se vuante nga kanceri i prostatës.
Van Gaal si duket më në fund i ka kaluar problemet shëndetësore pasi është vetë trajneri i cili ka zbuluar së fundmi në një intervistë.
"Gjithçka po bëhet gjithnjë e më mirë. Nuk më shqetëson më kanceri”, ka thënë fillimisht Van Gaal në programin televiziv Humberto.
"Dy vjet më parë, bëra disa operacione. Atëherë gjithçka ishte keq. Por në fund gjithçka shkoi mirë, kështu që tani mund ta përballoj”.
“Kam kontrolle çdo disa muaj dhe kjo po shkon mirë. Po bëhem gjithnjë e më në formë”, përfundoi trajneri holandez.
Ndryshe, trajneri 73-vjeçar për herë të fundit drejtoi Holandën në Kupën e Botës 2022, por zyrtarisht ende nuk është pensionuar nga kjo zeje. /Telegrafi/


















































