Barcelona ka fituar titullin e radhës në La Liga të shtunën, pasi e kanë mposhtur Levanten me rezultatin 1-0 në Camp Nou.

Lionel Messi ishte në bankën rezervë, por ai hyri në pjesën e dytë duke shënuar golin e fitores dhe Ernesto Valverde është i kënaqur që skuadra e tij është kurorëzuar me titullin e më të mirit në Spanjë.


"Fitimi i titullit me këtë distancë, kundër këtyre kundërshtarëve, është i vështirë", ka thënë fillimisht Valverde.

"Gjithashtu është e vështirë për ta bërë atë dy vjet radhazi".

Barcelona Trofeu 2 Lojtarët e bashkuar duke festuar titullin kampion (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

"Ne jemi të lumtur, dhe duke parë njerëzit teksa gëzohen, na jep të gjithëve krenari".

Në fund, trajneri spanjoll shtoi se tani skuadra e tij do ta ketë fokusin në Ligën e Kampionëve, ku i pret ndeshja me Liverpoolin në Camp Nou me 1 maj. /Telegrafi/

telegrafi sport app