Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka rinovuar kontratën me klubin të premten në mëngjes, ndërsa ka folur për sfidat që e presin atë.

Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e 55-vjeçarit, por ai dhe lojtarët e tij tani mund të përqendrohen vetëm në mbylljen e këtij sezon.


"Unë jam shumë rehat duke punuar këtu, me mbështetjen e klubit dhe gjithashtu shumë i kënaqur me lojtarët”.

"Ne e dimë madhësinë e klubit tonë dhe është një sfidë emocionuese për të udhëhequr këtë klub dhe këta lojtarë”.

GettyImages 1071849382 Lionel Messi e Ernesto Valverde. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

"E gjithë kjo e bën atë më shumë nxitëse për të vazhduar”.

"Unë jam mirënjohës sepse klubi e vlerëson atë që po bëj. Jam i kënaqur me situatën", ka thënë Valverde.

GettyImages 1128739277 Ernesto Valverde. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Marrëveshja e rë e sheh Valverden si trajner deri në fund të sezonit 2019/20, me opsion edhe për një vit të ardhshëm.

Nënpresidenti i Barcelonës Jordi Mestre beson se Valverde është njeriu i duhur për të udhëhequr klubin drejt shumë titujve.

"Ne besojmë se [ Valverde ] është një trajner që sjell shumë për ne. Me titujt që ai ka arritur dhe ato që shpresojmë se ai do t’i marr”.

"Ne besojmë se [ripërtëritja] është një hap i domosdoshëm si dhe shumë i dobishëm për stabilitetin që na jep [në të tashmen] dhe në të ardhmen”, ka thënë Meste. /Telegrafi/

telegrafi sport app