Valon Murseli ka folur për shpalljen kampion të Dritës, pas pesë vitesh, dhe për herë të katërt në histori të klubit.

Ai ka thënë se nuk ka qenë e lehtë shpallja kampion, mirëpo ishte një ndjenjë e mirë, derisa shtoi se do të punojnë që ta mbajnë Dritën në këtë nivel edhe për shumë kohë të gjatë.


“Nuk ka kampionat të lehtë… Ka qenë e vështirë. Mirëpo ia dolëm në fund, edhe pse nuk e kemi menduar ta bëjmë kaq herët”.

“Unë e Flamur Bunjaku s’e kemi marrë Dritën për interesa tona, po për ta ngritur në nivel të lartë. Do ta mbajmë në këtë nivel edhe për shumë kohë!”.

“Qëllimi është të luajmë në Ligën e Kampionëve, por edhe nëse përfundojmë më poshtë nuk është problem”, ka thënë Murseli për “Favorit” në T7.

Drita shpallet kampioni i Kosovës pas pesë vitesh, ku gjilanasit kanë 69 pikë, duke e lënë Ballkanin me 12 pikë pas kur kanë mbetur edhe katër ndeshje. 

telegrafi sport app