Valon Berisha zbulon prapaskenat e fillimeve te Lazio dhe fjalët e Igli Tares

Futbollisti i njohur kosovar Valon Berisha ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit. Ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo e kalimit të tij tek Lazio, ku Berisha zbuloi prapaskenat se si ndodhi transferimi atje dhe cilat ishin fjalët e Igli Tares drejtuar atij. “Igli Tare e ka pas aty normal dhe mënyrën e interesit edhe ishim të ftuar jemi takuar, kemi ngrënë darkë së bashku”. “Edhe po, kam pasur super ofertë me të thënë të drejtën edhe Igli më patë thënë, ‘Çfarë ofertë paske marrë nga Sampdoria’”.
“Ata në atë kohë ishin trend, trend, çfarë kushte të gjitha i kemi parë. Edhe në Mainz ka qenë në lojë, por unë kam vendos shumë herët”. “Igli ka luajtur një rol të mirë dhe e kam pas kënaqësinë se shqiptarë ka dashur të më marrë dhe kur kemi luajtur ndaj tyre, kur fituam në shtëpi më ka pritur pas loje dhe më ka thënë ‘Hallall çfarë loje’”, ka thënë Berisha.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals








































