Ish-U.D. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani deklaroi se ekzistojnë informata të sigurta se grupe të caktuara brenda koalicionit VLEN kanë dhënë udhëzime që pas orës 15:00 qytetarët të mos dalin në votim.

“Situata është rezultat i disa rrethanave të ndërthurura. Njëra prej arsyeve është se kemi informata të sigurta që grupe brenda këtij koalicioni pas orës 15:00 kanë dhënë instruksione të mos dilet të votohet.


Po ashtu, siç e përmenda edhe më herët, lista e votuesve nuk është mirë e azhurnuar, por edhe faktorë të tjerë ndikuan që censusi të mos arrihet për vetëm 21 vota.

Sepse nëse do të kishte pakënaqësi reale, atëherë censusi do të mungonte me 2 ose 3 mijë vota, e ndoshta edhe më shumë”, deklaroi Limani në "Shenja".