Rreth orës 23:53 është raportuar një incident familjar, ku një femër kosovare e dyshuar ka sulmuar fizikisht babanë e saj, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

I lënduari ka pranuar tretman mjekësor. Policia ka bërë të ditur se ai posedonte urdhër mbrojtës, i cili ndalon afrimin e tij ndaj vajzës.


Të dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar në prani të prokurorit.

Me vendim të tij, palët janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet për lëndim të lehtë trupor dhe mosrespektim të urdhrave të gjykatës./Telegrafi/