LAJMI I FUNDIT:

Vajgl, Kukan dhe Fleckenstein do të vizitojnë Shkupin, për marrëveshje me deputetët

Vajgl, Kukan dhe Fleckenstein do të vizitojnë Shkupin, për marrëveshje me deputetët

Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë, Ivo Vajgl, së bashku me kolegët e tij Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, në fund të muajit shkurt do të udhëtojnë për në Maqedoni, që të vendosin për datën e takimeve në kuadër të procesit “Jean Monet”.

Vajgl në një intervistë për AIM, tha se qëllimi i tyre është që në Kuvendin e Maqedonisë të organizojnë bisedime në formatin e “Jean Mone”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Situata e pëgjithshme në Maqedoni pas konstituimit të Parlamentit dhe Qeverisë, siç vlerëson eurodeputeti, është në vijë të duhur.


“Nuk ka dyshim se është me rëndësi të madhe ajo që qeveria vendos qasje produktive dhe dialog me fqinjët. Gjithashtu mund të vlerësohet si dialog pozitiv me Greqinë, edhe pse tani është vështirë të flitet për rezultat”, tha Vajgl.

Ai ka folur edhe për bojkotin e OBRM-PDUKM-së, për të cilën tha se ajo është partia më e madhe në Kuvend dhe duhet të bashku me qeverinë të merr përgjegjësi dhe të vazhdojnë me reformat./Telegrafi/