Ushtarët izraelitë e kanë shkatërruar, mëngjesin e sotëm, shtëpinë e Morad Bader Abdullah Adais, në fshatin Jata të Bregut Perëndimor.
Ushtria thotë se ai e ka therur me thikë për vdekje, Dafna Meir, nënë e gjashtë fëmijëve, në shtëpinë e saj në vendbanimin hebre të Otniel, në muajin janar. Ai kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por më vonë ishte arrestuar.
Izraeli thotë se shkatërrimi i shtëpive ka për qëllim që të parandaloj sulme të tilla në të ardhmen, por palestinezët thonë se kjo është formë e ndëshkimit kolektiv.
Rajoni është duke u përballur me rritje të dhunës gjatë tetë muajve të fundit, pasi palestinezët kanë shtuar sulmet ndaj civilëve dhe forcave të sigurisë.
Gjatë këtyre sulmeve deri më tash janë vrarë 32 izraelitë dhe dy amerikanë. Rreth 200 palestinezë janë vrarë gjithashtu gjatë të njëjtes periudhë, shumica prej të cilëve janë identifikuar si sulmesë nga Izraeli.