Raketat e aeroplanëve izraelitë kanë goditur mbrëmë një ndërtesë në Kafr Sous në Damask të Sirisë, që gjendet në afërsi të një kompleksi të madh dhe të ruajtur fort të inteligjencës dhe selisë së organizatave iraniane, duke vrarë 5 persona dhe plagosur 15 tjerë, transmeton Telegrafi.
Sulmi dëmtoi disa ndërtesa në një pjesë me popullsi të dendur të qytetit, jo shumë larg sheshit Omajad, transmeton Telegrafi.
Sipas një burimi në ushtrinë siriane, Izraeli qëlloi me raketa të shumta në disa zona të qytetit pas mesnate. Pesë persona u vranë, 15 u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan.
#كفرسوسة ب #دمشق بعيد تعرضها لعدوان اسرائيلي وأنباء عن استشهاد مدنيين اثنين.#سورية pic.twitter.com/P51CqLbcFa
— Khaled Iskef خالد اسكيف (@khalediskef) February 18, 2023
Është sulmi më vdekjeprurës që Izraeli kreu mbi kryeqytetin e Sirisë, ka bërë të ditur Rami Abdel Rahman, kreu i Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut.
https://twitter.com/SerajSat/status/1627074104758259714?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1627074104758259714%7Ctwgr%5E8cdbf5ad4f5825f60a0c806e328f8fba10cf7d1f%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.timesofisrael.com%2Fsyrian-media-several-dead-in-israeli-strike-on-damascus-residential-area%2F
Kjo organizatë joqeveritare siriane (OSDH), gjithashtu njoftoi se akoma nuk dihet nëse ndonjë person i caktuar ishte objektiv i këtij sulmi. /Telegrafi/