Në 13-vjetorin e pavarësisë, Forca e Sigurisë së Kosovës po vlerësohet histori suksesi përgjatë rrugëtimit të shtet ndërtimit. Ani pse jo gjithmonë me buxhet të mjaftueshëm, FSK ka hyrë në vitin e tretë të zbatimit të planit të transformimit në ushtri të Kosovës, për çka komandanti i Forcës thotë se i kanë tejkaluar pritshmëritë e këtij plani.
Gjenerallejtënant Rrahman Rama thotë se ngritja e kapaciteteve të FSK-së po bëhet me ndihmën e partnerëve strategjik.
Në një intervistë për KosovaPress, komandanti i FSK-së thotë se suksesi më i madh përgjatë këtyre viteve mbetet uniforma e ushtrisë së shtetit të Kosovës.
“FSK është një storie e suksesit gjatë këtyre 13 viteve, e thonë të gjithë dhe shihen rezultatet që jemi institucioni më i respektueshëm në vend. Normalisht që çdo proces i ka edhe sfidat e veta dhe gjatë kësaj periudhe kohore na kanë përcjellë edhe sfidat të ndërtimit të një institucioni të ri në Kosovë, por pavarësisht sfidave ne kemi arritur atë qëllimin dhe synimin tonë që e kemi pasur dhe që është një qëllim dhe synim shekullor dhe kemi arritur që ta kemi ushtrinë por të kemi edhe uniformën e shtetit tonë”, thotë ai.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka hyrë në vitin e tretë të planit 10-vjeçar të tranzicionit, me mision dhe mandat të ri.
“E kemi mbyllë vitin e dytë të tranzicionit, kemi filluar vitin e tretë të tranzicionit që është shumë më sfidues, më kompleks por me të gjithë këto të arritura që i kemi dhe me personelin e brendshëm që e kemi nuk kam dyshim që ne nuk do t’a arrijmë, do i realizojmë ato plane që i kemi. Ky plan është fleksibil, varësisht prej situatës ne edhe veprojmë në këto dy vitet e para të tranzicionit i kemi tejkaluar pritshmëritë dhe planifikimet tona, pavarësisht të gjitha sfidave që i kemi pasur gjatë kësaj periudhe, sidomos në këtë kohën e fundit me pandeminë, por kemi arritur t’i realizojmë planifikimet tona. Pritjet tona janë përtej asaj që ne e kemi planifikuar. Është një zhvillim i mirë, nuk dua të flas tani për kohën, e kemi një plan që do t’i përmbahemi por që mund të jetë fleksibil, varësisht prej situatës, ne duhet të ndryshojmë edhe kursin e veprimit”, thotë komandanti i FSK-së.
Gjeneral Rama thotë se nevoja për më shumë buxhet është shtuar në periudhën e fundit pasi u miratuan ligjet për FSK-në në Kuvendin e Kosovës dhe filloi faza e tranzicionit me mision dhe mandat të ri ushtarak.
Megjithatë, planifikimet janë realizuar në tërësi, thotë ai, duke shtuar që për këtë kanë rol kyç Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera partnere që e kanë ndihmuar FSK-në në ngritjen e kapaciteteve.
Sukseset e FSK-së janë dëshmuar shpesh edhe me pjesëmarrjen e pjesëtarëve në akademitë më prestigjioze ushtarake në botë, për çka edhe janë shpërblyer nga vendet partnere.
Fora e Sigurisë së Kosovës aktualisht ka 2 mijë e 747 ushtarë aktivë ndërkohë synon që të ketë 5 mijë ushtarë aktivë dhe një forcë rezervë prej 3 mijë trupash.
Aktualisht janë në fazën e përzgjedhjes së 400 rekrutëve të rinj, por situata me pandeminë e ka shtyrë procesin dhe pritet që trajnimi bazik të nisë në pjesën e dytë të këtij viti.
“Jemi në fazën finale të përzgjedhjes së edhe të 400 rekrutëve të rinj dhe që ne planifikojmë mbi bazën e planit tonë, në fazën e dytë të këtij viti, të fillojmë trajnimin bazik për 400 rekrutë që pas përfundimit të trajnimit bazik, ata që i plotësojnë të gjitha kriteret do të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për gjashtë muaj është shtyrë, për shkak të numrit të madh të aplikantëve dhe që është dashur t’i respektojmë rregullat e pandemisë, dhe nuk kemi mundur të ftojmë numrin që ne kemi planifikuar dhe është dashur të shtyhet si proces, por jemi mbi bazën e planit tonë, ideja dhe qëllimi ynë ka qenë që në janar të këtij viti t’i kemi 400 (ushtarë) aktivë, është shtyrë për shkak të pandemisë në gjashtëmujorin e dytë, që presim në fillim të shtatorit t’i kemi edhe 400 ushtarë të rinj të FSK-së”, thotë ai.
Kuvendi i Kosovës, në vitin 2018 ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës. Procesi i transformimit të Forcës në kapacitete të plota ushtarake është paraparë të zgjasë 10 vjet./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje