LAJMI I FUNDIT:

Ushtria amerikane teston skuterët elektrik për fushëbetejë

Ushtria amerikane teston skuterët elektrik për fushëbetejë

Me skuterë elektrik me katër rrota, ushtarët mund të lëvizin shpejt dhe pa zhurmë në terrene luftarake.

Ushtria amerikane do të bëjë testimin e një automjeti të ri me katër rrota. Duket si një skuter elektrik. Pajisja quhet EZRaider dhe u zhvillua nga tekniku izraelit i motorit të transportit Erez Abramov, transmeton Telegrafi.


Transporton ngarkesa deri në 200 kilogramë dhe mund të pajiset me motorë deri në 18 kW dhe bateri deri në 3 kWh.

Eksperimenteti në Georgia

Siç raporton Electrek, automjeti së shpejti do të testohet si pjesë e përvojave vjetore “Ushtria, Ekspedita, Luftëtari” në shtetin amerikan të Georgia, së bashku me të gjitha llojet e pajisjeve të tjera të reja. Ushtria dëshiron të zbulojë se për çfarë mund të përdoret EZRaider dhe si funksionon në praktikë. /Telegrafi/