Është mirë të dihet se shkaktar i depresionit mund të fshihet në ushqimin të cilin e konsumojmë. Mirëpo, ushqimi mund të jetë edhe ilaç kundër depresionit.
Ka artikuj ushqimorë të cilët e provokojnë depresionin: sheqeri, kafja dhe mishi i kuq në sasi të madhe. Nëse pini 3 deri 4 apo më shumë filxhanë kafe në ditë, mund të bëheni të varur nga kafeina. Ajo është një lloj dopingu, transmeton Telegrafi.
Kur hiqni dorë nga doza juaj e zakonshme ditore mund të shfaqet ndjenja e dobësisë. Do të ndiheni të pafat dhe të pavullnet – kjo quhet depresion i kafeinës.
Do t’i shmangeni këtij lloj depresioni nëse nuk pini më shumë se dy filxhanë kafe në ditë. Është mirë që gradualisht të zvogëloni konsumimin e kafesë. Ndërprerja e përnjëhershme shkakton depresionin, ndërkaq te disa edhe dhembje koke.
E vërteta për ëmbëlsirat: kur njerëzit janë me humor të keq – hanë ëmbëlsira, mirëpo konsumimi i tepërt i sheqerit shkakton lodhje dhe përkeqësim të depresionit. Ëmbëlsirat gjithashtu mund të shkaktojnë varësinë. Pasojë e varësisë së tillë është përshtatja e organizmit në prodhimin e sasisë më të madhe të insulinës, gjë që kërkon më shumë sheqer.
Nëse organizmi nuk merr dozën e pritur, shfaqet një përkeqësim i madh i humorit.
Nëse mishin e kuq (mish derri, mish viçi, mish qengji) e hani shpesh dhe në sasi të madhe, ai nuk arrin që në tërësi të tretet. Në zorrë fillon të shformohet, formon toksine të cilat përthithen në gjak dhe veprojnë në sistemin nervor, duke shkaktuar lodhje, acarim, kryesisht një gjendje depresioni.
Shpesh depresionin nuk e shkaktojnë vetëm artikujt ushqimorë, por shprehitë e ushqimit. Për shembull, nëse jeni duke mbajtur dietë dhe hani ushqim të njëllojshëm, shpesh të pashije, shumë do ta përkeqësojë humorin tuaj dhe do të shkaktojë lodhje kronike.
Për dietë zgjidhni artikujt të cilët i doni, përgatitini dhe servirni bukur. Konsumimi i artikujve ushqimorë të cilët nuk i doni mund t’ju shkaktojë traumë psikologjike.
Duke iu frikësuar shëndoshjes, shumica e privojnë veten nga artikujt e rëndësishëm ushqimorë, pa të cilët depresioni përkeqësohet. P.sh., nëse kufizohet konsumimi i vajrave të bimëve dhe të peshqve yndyrorë të detit. Peshqit yndyrorë të detit, siç janë: skumbri, salmoni, sardelja, toni – përmbajnë sasi të mëdha të thatinave yndyrore “Omega 3”, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin e pjesëve të trurit që kanë funksionin e krijimit të humorit të mirë.
Sasia e pamjaftueshme e magnezit dhe vitaminës B6, të cilat gjenden në pemë dhe perime, shkakton zvogëlimin e nivelit të serotoninës në tru, e cila është shumë me rëndësi për gjendje të mirë shpirtërore.
Në luftën kundër depresionit mund të ndihmojnë: djathi, mishi i pulës, mishi i gjelit të detit, buka integrale dhe brumërat. Këta artikuj përmbajnë substanca nga të cilat sintetizohen neurotransmetuesit e serotoninës dhe dopaminës, hormone që krijojnë një gjendje të mirë shpirtërore.
Mos harroni të konsumoni artikuj të pasur me magnez dhe me vitaminë B6. Ato zvogëlojnë acarimin dhe normalizojnë gjumin. Ata artikuj janë: arrat, bananja, perimet e gjelbra me fleta, shalqiri, e gjithashtu është i nevojshëm edhe uji mineral me përmbajtje më të madhe të magnezit.
Nuk preferohet dieta gjatë muajve të vjeshtës. Zvogëlimi i dritës së ditës dhe ulja e temperaturave nxisin depresionin. Në qoftë se, megjithatë, dëshironi të mbani dietë, është e domosdoshme të peshën ta ulni gradualisht në periudhë më të gjatë kohore, jo përnjëherë.
Ngjyra e kuqe, ngjyrë portokalli dhe ngjyra e verdhë mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore. Nëse ekziston rreziku t’ju përfshijë depresioni, mbani mbi tryezë portokaj, mandarina, karota, kunguj, speca, ananas dhe misër. Mos u brengosni për linjën e trupit nëse hani diçka nga këta artikuj – të gjithë këta artikuj kanë kalori të ulët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skolioza – deformimi i shtyllës kurrizore: Rëndësia e parandalimit

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Po sikur fëmija të mos ketë të njëjtin grup gjaku si mami apo babi? Nga kush e trashëgon dhe nga çfarë varet?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri