LAJMI I FUNDIT:

USAID-i partner i fuqishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës

USAID-i partner i fuqishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ndihma që USAID-i ka dhënë për Kosovën që nga periudha e pasluftës e deri në ditët e sotme në të gjitha fushat, janë kontribut i drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

Këtë falënderim në emër të popullit dhe të Qeverisë së Kosovës, e shprehu kryeministri Ramush Haradinaj në takim me Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman.

“Populli dhe institucionet e vendit janë me fat që kanë partneritet me shtetin më të fuqishëm SHBA-në, e cila në të gjitha periudhat e rëndësishme ju gjend pranë përmes ndihmës në formave të ndryshme”, tha kryeministri Haradinaj.


Haradinaj falënderoi z. Bierman për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të USAID-it në Kosovë për krijimin e një ambienti sa më të mirë për të bërit biznes, dhe shprehu besimin se bashkëpunimi me SHBA-të dhe USAID-in në veçanti do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndihmës Administratori i USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman, uroi kryeministrin Haradinaj dhe popullin e Kosovës për 10 vjetorin e shtetësisë, duke vlerësuar të arriturat dhe sukseset e shënuara në këtë dekadë.

Bierman tha se ndihma e USAID-it për Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes projekteve të cilat do të avancojnë proceset demokratike dhe ekonomike në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Kalo në kategori