LAJMI I FUNDIT:

“Urime Kosovë”, Haradinaj i lumtur pas vendimit për heqjen e vizave

“Urime Kosovë”, Haradinaj i lumtur pas vendimit për heqjen e vizave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për Kosovën.

Haradinaj e ka quajtur lajm të mrekullueshëm këtë vendim.

“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Evropian, që sot heqi pengesën e fundit për liberalizimin e vizave për Kosovën! Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses”, ka shkruar Haradinaj.


I pari i AAK-së, ka shtuar se tashmë është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe.

“Urime Kosovë”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/