Uran Ismaili është zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë publik kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai në një konferencë për media ka thënë se zgjedhja e Isjmajlit është bërë me vendim të partisë.
Ndërsa nënkryetari i ri i PDK-së, Uran Ismajli tha se kjo parti është dëshmi e krijimit të hapësirave të marrjes së energjisë dhe frymës së re.
“Falënderoj kryetarin Veseli dhe gjithë PDK për besim e dhënë. Qysh në vitin 2007 kam qenë pjesë e shumë aktiviteteve në PDK. Është dëshmi që PDK krijon hapësirë për marrjen e energjisë dhe frymës së re. Do punoj nga degët dhe seksionet që të avancohen dhe të kryejmë punën me përkushtim”, tha Ismajli. /Telegrafi/