LAJMI I FUNDIT:

Ura e Gjanicës një vendgrumbullim mbeturinash, Bashkia e Patosit apel qytetarëve

Ura e Gjanicës një vendgrumbullim mbeturinash, Bashkia e Patosit apel qytetarëve

Ura e Gjanicës në fshatin Ofiçinë e Vjetër të bashkisë së Patosit, prej vitesh është kthyer në një vendgrumbullimi masiv të mbetjeve. Banorët pranojnë që në mungesë të kontejnerëve i hedhin për kollaj nën këmbët e urës, ndërsa zyrtarët e bashkisë së Patosit apelojnë që banorët të tregohen të përgjegjshëm.

Kjo është pamja poshtë urës së Gjanicës në fshatin Ofiçinë e vjetër, pjesë e bashkisë së Patosit. Mbeturina nga të gjitha llojet në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme hidhen nën këmbët e urës dhe në reshjet më të para këto mbeturina merren nga ujërat e lumit Gjanica dhe pasi kalojnë mes përmes qytetit të Fierit depozitohen në det.

Banorët e zonës, shprehen se kjo situatë me mbeturinat në këtë urë ka vite të tëra që është e njëjtë duke kthyer urën në një vend depozitim të këtyre mbeturinave.


Në lidhje me këtë situatë jashtë kamerës zyrtarë të bashkisë së Patosit janë shprehur se ndërmarrja e pastrimit i largon mbeturinat në bazë të një grafiku, por banorët duhet të ndërgjegjësohet e t’i hedhin mbetjet në kontejnerë e jo ku t’i zërë rruga. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori