LAJMI I FUNDIT:

Ura e Balincës lëshohet për qarkullim, fillon puna në tranzitin e Malishevës

Ura e Balincës lëshohet për qarkullim, fillon puna në tranzitin e Malishevës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten përuroi urën e Balincës, pjesë e rrugës nacionale N9, Prishtinë – Pejë.

Vlera totale e investimit që përfshinë ndërtimin e urës me gjithë infrastrukturën përcjellëse, kap shifrën 773,485 euro.

Gjatë ditës, Lekaj mori pjesë edhe në fillimin e punimeve në segmentin e ri të tranzitit të Malishevës.


Loti me gjatësi prej 3.6 kilometra, do të kushtojë rreth 960 mijë euro dhe pritet të përfundojë për 180 ditë pune.

Ministri Lekaj tha se MIT, nën udhëheqjen e tij, është e përkushtuar të kryej projekte të rëndësishme infrastrukturore, lokale e qendrore, të nevojshme për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës. Ai shtoi se rrugët duhet të shërbejnë për lidhje të qyteteve të Kosovës, në mënyrë të sigurt.

Paraprakisht, Lekaj, u prit në takim nga kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili shprehu falënderimin për përkrahje të vazhdueshme të komunës që ai drejton, nga MIT.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Kalo në kategori