Është mbajtur sot konferenca përmbyllëse e projektit “Zhvillimi i një sistemi gjithëpërfshirës të vlerësimit të performancës së mësuesve akademik për sistemin universitar të arsimit të lartë publik në Kosovë”, organizuar nga organizata joqeveritare “Optima”, ku u prezantuan punët e kryera në kuadër të këtij projekti.
Ndërkohë u dhanë edhe rekomandimet e përfaqësuesve të shtatë universiteteve publike dhe të konsulentëve të projektit, me qëllim që të njëjtat t’u përcillen institucioneve kompetente: Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.
Drejtori ekzekutiv i organizatës “Optima”, Qëndrim Lluka tha se ky projekt do të zhvillojë një sistem gjithëpërfshirës të vlerësimit të performancës së stafit akademik, duke përdorur një model të veçantë në dakordim me shtatë universitetet publike të Kosovës. Teksa shtoi se matja e performancës së stafit akademik duhet të bëhet duke u bazuar në funksione të departamenteve.
Lluka: Ky projekt do të zhvillojë një sistem gjithëpërfshirës të vlerësimit të performancës së stafit akademik
“Qëllimi i projektit ka qenë që të gjitha universitetet publike të Kosovës të sjellin një model të vlerësimit, i zhvilluar nga profesor dr. Raoul Arreola, i cili është një ndër emrat më eminent në këtë fushë në botë. Është një sistem më dinamik, më gjithëpërfshirës që e vlerëson performancën e stafit akademik duke u bazuar në të gjitha funksionet e një universiteti… Deri tani të gjitha materialet dhe instrumentet e matjes janë dërguar tek universitetet dhe është përcjell me dy konferenca paraprake, kjo është konferenca përmbyllëse, ku tani jemi duke dalë edhe me rekomandimet e konsulentëve për universitetet dhe pikëpamjet e universiteteve sa i përket projekteve të kësaj lëmie të cilën e ka targetuar projekti”, tha ai.
Konsulentja amerikane Sharon J. Hart, e cila është përfshirë në këtë projekt që nga fillimi, tha se së bashku me konsulentin Raoul Arreola kanë ndihmuar në procesin e vlerësimit të stafit akademik me metoda amerikane. Ndërkohë që foli edhe për kohëzgjatjen e implementimit të këtij projekti nga universitetet publike.
Hart bëri të ditur se u janë dhënë pjesëmarrësve të projektit të gjitha materialet që do të kenë nevojë për të zbatuar këtë proces gjatë dy viteve të ardhshme.
Hart: Qëllimi jonë ishte të sigurohemi që po punonim me universitetet për ta vënë procesin në vend
“Unë jam përfshirë në këtë projekt që nga dita e parë, kur granti ishte informacion, kur u shpall nga Ambasada Amerikane dhe kur ata donin të përqendroheshin në të gjithë fushën e vlerësimit të fakultetit të stafit akademik në atë pikë… Përfshirja ime dhe përfshirja e ojq-së ‘Optima’ ishte të siguroheshim që ne po punonim me universitetet për ta vënë procesin në vend sepse është një proces me tetë hapa. Nga hapi i parë i shikimit të përcaktimit si duhet të vendoset procesi i vlerësimit deri tek hapi i tetë, i cili është zbatimi. Është një proces i gjatë. Mund të duhen dy deri në tre vjet për tu zhvilluar plotësisht. Por në planin afatgjatë ajo që ndodh është se motoja në vetvete shikohet veçanërisht në secilin individ që shërben si anëtar, si anëtar i fakultetit dhe anëtar i stafit akademik në një universitet, dhe përcakton se cilat janë rolet dhe përgjegjësitë e tyre. Kështu që në fund ata po vlerësohen mbi ato role dhe përgjegjësi”, tha ajo.
Ndërkaq në kuadër të konferencës pjesëmarrësit e projektit paraqitën rekomandimet e tyre lidhur me vlerësimin e stafit akademik, në mesin e të cilave ishte edhe nevoja e digjitalizimit.
Përfaqësuesi i Zyrës së Zhvillimit Akademik në Universitetin e Prishtinës, Besnik Loxha tha se kanë përfituar shumë nga ky projekt, në kuadër të të cilit janë njohur me modele të ndryshme që dallojnë me ato që ne i implementojnë.
Ai bëri të ditur se tanimë kanë të gjitha dokumentet, platformën dhe gjithë pakon e implementimit të vlerësimit e cila është ofruar nga organizata ‘Optima’.
Loxha: Tanimë kemi pakon e implementimit të vlerësimit
“Përfitimet e universitetit kanë qenë shumë të mira për shkak se ne si universitet kemi parë modele të ndryshme që dallojnë me ato që ne i implementojmë, sikurse ato që përdoren në Evropë. Mirëpo, ky ka qenë një model amerikan, i cili ka gjetur vend dhe hapësirë për t’u implementuar në UP… E mira e gjithë kësaj, është që ne tani i kemi të gjitha dokumentet, platformën dhe gjithë pakon e implementimit të vlerësimit e cila është ofruar nga organizata ‘Optima’. Me rastin e parë dhe mundësitë e para ne do të krijojmë një planifikim brenda universitetit se si t’i qasemi dhe se si ta implementojmë më tutje këtë projekt”, tha Loxha.
Projekti “Zhvillimi i një sistemi gjithëpërfshirës të vlerësimit të performancës së mësuesve akademik për sistemin universitar të arsimit të lartë publik në Kosovë” ka pasur për qëllim hartimin e një plani gjithëpërfshirës, i cili do të përdorë një proces shumë-hapësh për t\u zbatuar në çdo universitet dhe do të mbështesë standardet e duhura të akreditimit të AKA-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lumbardh Salihu: Të rinjtë janë e ardhmja, duhet t’u ofrojmë kushte më të mira në Kosovë
Kuvendi i RMV-së miratoi disa zgjidhje ligjore, për të cilat paraprakisht kishte përfunduar debati
Pjesëtaret e stafit të presidentes takohen me Kasanofin, flasin për dialogun strategjik Kosovë – SHBA
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Policia kërkon dy persona në Prishtinë, dyshohen për vjedhje
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!