Jose Mourinho nuk ka marrëveshje për t’iu bashkuar Manchester Unitedit si menaxher gjatë kësaj vere, raporton Sky Sports.
Më herët gjatë kësaj jave, mediet italiane kanë raportuar se ish-menaxheri i Chelseat ishte “pak orë” nga arritja e marrëveshjes për të zëvendësuar Louis van Gaalin në postin e menaxherit në Old Trafford.

Por burimet e Sky Sports kanë bërë me dije se deri më tani nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes Unitedit dhe portugezit.


Spekulimet për të ardhmen e Van Gaalit në klubin anglez filluan kur Unitedi humbi shpresat për titull të Anglisë dhe në garat evropiane.

Unitedi dështoi të kalojë grupet në Ligën e Kampionëve ndërsa në Europa Ligë u eliminua nga Liverpooli. Tani përballet me mundësinë që të përfundojë jashtë top-katërshes në Premier Ligë.

telegrafi sport app