LAJMI I FUNDIT:

Ulet vdekshmëria e foshnjeve në Maqedoni

Ulet vdekshmëria e foshnjeve në Maqedoni

Në Maqedoni gjatë tre muajve të kaluara ka pasur ulje të numrit të vdekjeve të foshnjeve të posalindura në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2015, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë muajit prill, maj dhe qershor ka pasur 4777 njerëz të vdekur nëpër spitale, prej të cilëve 55 kanë qenë foshnje të posalindura.

Në këtë rast, nga vdekja natyrale ka pasur 782 njerëz ndërsa 3995 kanë vdekur si pasojë e sëmundjeve të ndryshme.


Gjatë muajit prill, maj dhe qershor ka pasur 3194 kurorëzime dhe 279 shkurorëzime./Telegrafi/