LAJMI I FUNDIT:

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Çmimet e benzinës nga mesnata e sotme do të ulen për 4.5 denarë, të dizelit për tre denarë, ndërsa të vajit ekstra të lehtë për 3.5 denarë, njoftoi kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bisllimovski.

“Sot e kemi një prej uljeve më të mëdha të çmimeve të benzinave dhe të dizelit që kur ekziston Komisioni Rregullator për Energjetikë. Kjo nuk është meritë e jona, e as paraprakisht me meritë apo faj tonin ishte rritja e çmimit të karburanteve, thjeshtë të tilla janë trendet në bursën për naftë. Ne vetëm e zbatojmë metodologjinë e cila është pjesë e marrëveshjes shitblerëse për OKTA e ratifikuar nga Kuvendi në vitin 1999″, deklaroi Bislimovski.

Nga Komisioni njoftojnë se vetëm ndjekin berzat botërore dhe zbatojnë çmimet.