LAJMI I FUNDIT:

Ukraina kritikon Gjermaninë

Ukraina kritikon Gjermaninë

Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Melnik, akuzoi Gjermaninë të hënën se nuk tregon respekt të mjaftueshëm për ukrainasit që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, me rastin e 78-vjetorit të kapitullimit të Gjermanisë naziste në vitin 1945.

“Vështirë se mund ta shihni fjalën Ukrainë në tekstet shkollore gjermane për vitet e luftës”, tha Melnik, një ish-ambasadori ukrainas në Gjermani, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët ukrainas kanë kritikuar vazhdimisht fokusin pothuajse gjithmonë te Rusia, kur diskutohet për viktimat sovjetike dhe arritjet ushtarake në Luftën e Dytë Botërore.


Në Ukrainë, tani e tutje - 9 maji festohet si Dita e Evropës në vend të Ditës së Fitores
Lexo po ashtu Në Ukrainë, tani e tutje - 9 maji festohet si Dita e Evropës në vend të Ditës së Fitores

Dhjetë milionë ukrainas humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore, por “pothuajse askush” në Gjermani nuk di për këto viktima, tha Melnik në një deklaratë për televizionin ukrainas.

Ai bëri thirrje që në qendër të Berlinit të ndërtohet një kompleks i veçantë përkujtimor për viktimat ukrainase.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, tha kohët e fundit se midis viteve 1939 dhe 1945 vdiqën tetë milionë ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Armëpushimi vetëm do t'i jap kohë forcave të Ukrainës" - a po e refuzon Rusia marrëveshjen?

Botë
Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Çfarë do të bëjë Trumpi nëse Rusia i thotë jo armëpushimit?

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Pamje të reja të përplasjes së anijes me kontejnerë më tankerin që transportonte karburant për ushtrinë amerikane

Evropa
Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Dodik kërkon ndihmën e Rusisë për t'i shpëtuar arrestimit

Bosnja
Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Tërmeti më i fortë në 40 vjet godet Napolin, i gjithë qyteti zgjohet nga 'zhurma e madhe' para lëkundjes

Evropa
Kalo në kategori