Burimi: The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Në fillim të konfliktit të Gazës, në TikTok u bë virale një video e John Kirbyt. Në videon lartë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë është i qetë teksa viktimat civile në Gazë i përshkruan si pjesë e realitetit “brutal, të shëmtuar” të luftës. Në videon poshtë, atij gati i ndalet fryma teksa përshkruan tmerrin e vdekjeve të civilëve në Ukrainë.
Për kritikët e administratës Biden, ajo video përmblodhi standardet e dyfishta të Amerikës. Por, i gjithë debati rreth trajtimit relativ të Ukrainës dhe Gazës, po e humb një aspekt më të gjerë rreth dhembshurisë selektive. Tragjeditë e Ukrainës, Gazës dhe Izraelit marrin më shumë vëmendje sesa luftërat dhe fatkeqësitë humanitare diku tjetër në botë.
Kërcënimi i zisë së bukës në Gazë, aktualisht paraqet kryetitujt e lajmeve kudo në botë. Por, javën e kaluar OKB-ja paralajmëroi se “Sudani së shpejti do të jetë kriza më e keqe e urisë në botë”, me 18 milionë njerëz që përballen me pasiguri akute ushqimore. E thekson konfliktin e vazhdueshëm që përfshin “varreza masive, përdhunime në grup, sulme tronditëse dhe pa dallim në zonat me popullsi të dendur”, si dhe më shumë se 6.5 milionë njerëz të zhvendosur. Raportet nga kampet e refugjatëve në Darfur i përshkruajnë fëmijët të cilët çdo dy orë vdesin nga kequshqyerja.
Ashtu si Gaza, Sudani kufizohet me Egjiptin. Por, konflikti sudanez – dhe paralajmërimi i javës së kaluar – kryesisht është injoruar nga bota e gjerë. Një thirrje e OKB-së për 2.7 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Sudanin, e nisur muajin e kaluar, ka mbledhur deri tash vetëm 131 milionë dollarë.
Shkoni pak më mbrapa dhe shihni se sa e zymtë është aftësia e botës për të injoruar vrasjet dhe vuajtjet masive – veçanërisht në Afrikë. Lufta midis Etiopisë dhe Frontit Çlirimtar të Popullit të Tigrajit që filloi në nëntor 2020, ka marrë rreth 600 mijë jetë – sipas Olusegun Obasanjos, ish-presidentit nigerian i cili ndihmoi në negocimin e një traktati të paqes. Më shumë se gjysma e viktimave ishin civilë, shumë prej të cilëve vdiqën nga uria.
Slogani “Jetët e zezakëve kanë rëndësi” që filloi në ShBA, kishte jehonë globale në vitin 2020. Por, bota më e gjerë – duke përfshirë Bashkimin Afrikan – mezi ka evidencuar humbjen e qindra mijëra jetëve të zezakëve në luftën Etiopi-Tigraj.
Çfarë është ajo që i bën disa tragjedi dhe konflikte të tërheqin vëmendjen e botës dhe të tjerat të kalojnë pothuajse pa u vënë re?
Përgjigja duket se është diçka që mund të quhet gjeopolitikë e identitetit. Një konflikt ka shumë më tepër gjasa të shkaktojë shqetësim dhe zemërim ndërkombëtar nëse një numër i madh i njerëzve identifikohen me ata që luftojnë ose vuajnë. Evropianët i shikojnë ukrainasit që ikin dhe i paramendojnë qytetet e tyre nën bombardime. Shumë myslimanë dhe hebrenj identifikohen me palët ndërluftuese në Gazë.
Mendimi im është se nëse lufta Etiopi-Tigraj do të kishte përfshirë të bardhët duke masakruar zezakët – ose anasjelltas – do të kishte shkaktuar bujë globale. Megjithatë, pa atë element të antagonizmit racor ose grupor, të huajt kishin shumë më pak gjasa të identifikoheshin me njërën palë ose tjetrën.
Kur mizoritë masive ndahen në histori individuale, ndikimi emocional dhe politik është shumë më i fuqishëm. Publiku global i njeh fytyrat dhe emrat e të vegjëlve izraelitë që u rrëmbyen më 7 tetor dhe fatet e të cilëve nuk dihen, si dhe të fëmijëve dhe familjeve palestineze që janë vrarë në ofensivën izraelite në Gazë. Miliona njerëz do ta shohin filmin fitues të Oskarit, 20 ditë në Mariupol, që flet për sulmin brutal rus në një qytet ukrainas.
Filmat dhe gazetaria që tregojnë histori të vuajtjeve individuale, mund të përjetohen si shumë të dhimbshme për t’u parë. Por, emrat dhe fatet e fëmijëve tigrajanë ose sudanezë të cilët u vranë ose vdiqën nga uria, nuk do ta marrin kurrë të njëjtën vëmendje, kështu që ata kurrë nuk do ta provokojnë të njëjtin lloj të zhurmës globale.
Ka një proces qarkor për mungesën e vëmendjes ndaj tragjedive në vendet e tilla si në Tigraj ose Sudan. Organizatat ndërkombëtare të lajmeve vënë re se audienca e tyre nuk duket e angazhuar nga këto histori – të cilat janë gjithashtu të shtrenjta dhe të rrezikshme për t’u mbuluar. Pra, ata nuk i dokumentojnë ngjarjet në detaje, të cilat mund të shkaktojnë shqetësim ndërkombëtar.
Mbështetësit e kauzës palestineze nganjëherë thonë se arsyeja se pse ata ndiejnë kaq pasion për Gazën, por nuk marshojnë për Sudanin apo Haitin, është se politika perëndimore është e implikuar drejtpërdrejt në ngjarjet atje. ShBA-ja e furnizon Izraelin me armë, ndërsa asnjërën palë në Sudan.
Ky argument është i fuqishëm – por, jo përfundimtar. Blerësi më i madh i armëve amerikane dhe britanike ka qenë tradicionalisht Arabia Saudite. Sauditët i përdorën ato armë në një konflikt në Jemen i cili, sipas OKB-së, kishte marrë 377 mijë jetë deri në fund të vitit 2021. Ashtu si izraelitët, sauditët u akuzuan për bombardime pa dallim dhe për provokimin e zisë së bukës. Por, për këtë kishte pak protesta publike në Perëndim.
Çështja që shkaktoi krizë të vërtetë në marrëdhëniet ShBA-Saudi ishte vrasja e një gazetari të vetëm të shquar, Jamal Khashoggi. Historia e tij e tmerrshme e kishte fuqinë për të vluar emocionet dhe për të ndryshuar politikën ndërkombëtare – ndryshe nga vdekjet e mijëra viktimave të tjera të cilat kishin fatin të mbeten anonime.
Politika botërore duket se ende jeton me frazën famëkeqe që shpeshherë i atribuohet Stalinit: “Vdekja e vetme është tragjedi, një milion vdekje janë statistikë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme