LAJMI I FUNDIT:

Ukimeraj: Terapitë e reja të kancerit me efekte pozitive, ka nevojë edhe për disa të tjera

Ukimeraj: Terapitë e reja të kancerit me efekte pozitive, ka nevojë edhe për disa të tjera

Edhe Kosova bën pjesë në trendin botëror për rritjen e numrit të sëmundjeve hematologjike malinje dhe jomalinje.

Drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë Afërdita Ukimeraj, tregoi që janë edhe moshat e reja, ato që bëjnë pjesë në këtë numër.

Ndër të tjera, Ukimeraj ndonëse tha që ka nevojë për t’u bërë më shumë punë në këtë klinikë, ajo theksoi gjithashtu se është bërë përparim i dukshëm në futjen e barnave të reja, veçmas në Klinikën e Onkologjisë.


“Terapitë e reja për trajtimin e sëmundjeve të kancerit kanë rezultuar shumë pozitive. Është bërë përparim në futjen e barnave të reja në Listën e Barnave Esenciale. Por, natyrisht, duke parë efektin pozitiv të tyre, ka nevojë që të futen edhe disa terapi të tjera që ndikojnë pozitivisht tek pacientët”, ka thënë Ukimeraj, për Radio Klan Kosova.

Ukimeraj ka thënë se në këtë kontekst, Kosova ka bërë përparim për t’u afruar me vendet e rajonit sa i përket terapive të reja, megjithëse ka nevojë që ende të përmirësohet.

Ukimeraj përmendi se edhe ndërtimi për Klinikën e Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë, është duke shkuar shumë mirë dhe se është duke u punuar mjaftueshëm në këtë aspekt e që do të sjellë shumë të mira, si një ndër projektet më të rëndësishme të shëndetësisë.

Tutje e para e Klinikës së Hematologjisë, u bëri thirrje qytetarëve për sa më shumë kujdes në stilin e jetesës por edhe vizita mjekësore më të shpeshta, në mënyrë që të ketë zbulim të hershëm e më pak raste.

Shiko intervistën nga minuta e 16:45:

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori