Banorët në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë kanë mbetur pa ujë që nga mbrëmë për shkak të një prishje që ka ndodhur në rrugën “Mon Balaj”.
Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale Ujësjellësi “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha për Telegrafin se ekipet tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe pas një orë pritet që qytetarëve t’iu rikthehet furnizimi me ujë.
“Një rrjedhje uji në rrugë Mon Balaj, në kodrën e Trimave, ka qenë një prishje ashtu kanë lajmëruar qytetarët në KRU ‘Prishtina’. Ekipet kujdestare të mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe pritet që brenda një ore ta sanojnë defektin dhe për një orë e gjysmë qytetarëve u rikthehet furnizimi me ujë”, tha ajo.
Ndryshe, disa qytetarë kanë thënë për Telegrafin se kanë mungesë të ujit që nga mbrëmë pas orës 00:00./Telegrafi/