Janë bërë pothuajse tri javë që qendra më e madhe tregtare në vend, Prishtina Mall hapi dyert për të gjithë qytetarët e vendit e më gjerë.
Por, risitë nga kjo qendër tregtare nuk kanë fund, kjo pasi Prishtina Mall ofron udhëtim falas me autobus për të gjithë klientët e saj nga rrethi i flamurit deri në Prishtina Mall, dhe anasjelltas.
Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare të Prishtina Mall bëhet e ditur se orari i udhëtimeve do të jetë duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 24:00 të natës, çdo 20 minuta.
“Udhëto FALAS çdo ditë nga rrethi i flamurit në Prishtina Mall dhe anasjelltas. ? Orari: 8:00-24:00 | Çdo 15 min. Prishtina Mall, kujdeset për ju”. /Telegrafi/