Dy ‘udhëtarë në kohë’ që pretendojnë se vijnë nga viti 2027 kanë shpërndarë video për të cilat ata thonë se dëshmojnë se janë të vetmit në të ardhmen. Javier dhe Maria kanë postuar në mediat sociale duke pretenduar se në vitin 2027 ata kanë mbetur vetëm me njëri-tjetrin për shoqëri dhe se nuk ka “asnjë shenjë të jetës njerëzore”.
Asnjëri nga “udhëtarët e vetëshpallur në kohë” nuk e shfaqin fytyrën e tyre në klipet e pretenduara të katër viteve, vit ky i cili duket të jetë qartësisht “i shkretë”.
Maria, e cila pretendon të jetë një shkencëtare dhe në TikTok e përdor nofkën “@socmia”, në biografinë e saj thotë: “Koha është një iluzion. Në këtë botë jam e vetme me unicosobreviviente”, shkruan Mirror, transmeton Telegrafi.
@socmia Respuesta a @Javier ♬ AirplaneMode – BONES
Në një video, Maria tha: “Përshëndetje, unë jam Maria. Unë jam pjesë e të njëjtit projekt si Javier (të cilin ju e njihni si unicosobreviviente).
“Unë paraqitem këtu sepse jam ende duke përpunuar gjithçka që kam jetuar dhe po përpiqem të gjej një zgjidhje. Kam ende shumë për të kuptuar, por kam vendosur të ndryshoj situatën aktuale”, shton ajo.
Ndër videot që ajo ka postuar për 129 mijë ndjekësit e saj, Maria ka filmuar vetën e saj dhe Javier-in duke ecur nëpër shkallët e një blloku apartamentesh pa pasur asnjë ndërveprim me askënd.
Ajo gjithashtu ripostoi disa nga videot e Javier, duke përfshirë të qenit vetëm në një pistë së bashku me një aeroplan të palëvizshëm. /Telegrafi/