LAJMI I FUNDIT:

UBT nderon David Phillips me çmimin më të lartë institucional “Leadership Excellence Award”

UBT nderon David Phillips me çmimin më të lartë institucional “Leadership Excellence Award”

Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Emond Hajrizi, në një akt solemn të cilin e përshkroi si një moment të veçantë për institucionin dhe për vendin, në emër të UBT-së ka nderuar me çmimin më të lartë institucional “Leadership Excellence Award”, David Phillips.

Në këtë ceremoni të rëndësishme, e cila u zhvillua Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, u shfaq një atmosferë e ngrohtësisë dhe përkushtimit ndaj veprave të mëdha dhe ndikimit të tyre në shoqëri.


Çmimi iu nda David Phillips për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në avancimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Kosovë.

Duke i bërë nder, Rektori Hajrizi e përshkroi David Phillips si një figurë jashtëzakonisht të rëndësishme në skenën ndërkombëtare, një diplomat dhe studiues i njohur për kontributin e tij të shquar në shumë fusha, sidomos në politikën ndërkombëtare dhe në promovimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.

Në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Phillips shprehu falënderimin e tij për nderimin e UBT-së ndaj veprës së tij, duke e quajtur atë një nder i madh dhe një përkujtim të rëndësishëm për përpjekjet e tij të gjata dhe të palodhshme. Ai theksoi se amerikanët nuk kanë patur kurrë miq më të mirë se shqiptarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Cilat janë simptomat e depresionit, çfarë thotë psikologia Qenaj?

Shëndetësi
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Kalo në kategori