LAJMI I FUNDIT:

UBT kërkon që universitetet e Kosovës të mos rangohen në Webometrics si pjesë e Serbisë

UBT kërkon që universitetet e Kosovës të mos rangohen në Webometrics si pjesë e Serbisë

Organizata spanjolle Webometrics sërish ka prezantuar, vlerësuar dhe ranguar universitetet publike dhe private të Kosovës nën ombrellën e Serbisë, gjë për të cilën UBT reagon dhe kërkon nga institucionet përkatëse të marrin hapa konkretë dhe seriozë lidhur me këtë çështje.

Rangimi i universiteteve publike dhe private të Republikës së Kosovës duhet të zhvillohet nga organizata të cilat fillimisht e njohin Kosovën si shtet, pasi që Webometric operon në Spanjë, shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kërkojmë që rangimi i universiteteve publike dhe private të realizohet në mënyrë profesionale, transparente dhe të bëhet nga organizata të besueshme, pra një proces i tillë duhet të bëhet konform standardeve botërore. Njëherësh, kërkojmë që autoritetet vendore të punojnë që institucionet arsimore të Kosovës të jenë pjesë e rangimeve botërore ”, thuhet në reagimin e UBT-së.


UBT është institucion që tash e gati 20 vjet ka punuar në krijimin e rreth 500 partneriteteve ndërkombëtare, gjithnjë duke u paraqitur si institucion që vepron në Kosovë, njëherësh ka përfaqësuar vendin në gara dhe konferenca në mbarë botën nën flamurin e Kosovës.

Andaj, kërkojmë që simbolet shtetërore të respektohen nga mekanizmat dhe asociacionet ndërkombëtare dhe që sistemi i arsimit të mos ngatërrohet me çështjet politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori