Site icon Telegrafi

“Ua kam lëshuar ujin” – Meriton Mjekiqi nuk flet me askënd përveç Ilnisës?

Ish-finalisti i Big Brother VIP Albania, Meriton Mjekiqi, ishte i ftuari i kësaj të hëne në “Fiks Fare” në Top Channel.

Meritoni gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ishte aktiv në shumë debate me banorët e tjerë.

Ai po ashtu aty brenda krijoi një lidhje me gazetaren Ilnisa Agolli, me të cilën vazhdoi të jetë bashkë edhe jashtë.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksa shënon një muaj nga përfundimi i Big Brother VIP Albania 3, Meritoni ka deklaruar se nuk ka pasur kontakt me asnjë banor tjetër, mesa duket as me Romeon.

“Ua kam lëshuar ujin”, tha Meritoni, duke u thënë se nuk ka pasur kohë për ta.

“Nuk e kam fare numrin e Julit. Me tregu të drejtën, ua kam lëshuar ujin, nuk kam pasur kohë për askënd. Nuk kam pasur kohë të flas me asnjë. Juli paska thënë që më paska thirrur, unë as numrin s’ia kam Jul Dedës”, tha Meritoni. /Telegrafi/

Exit mobile version