Me urdhër të SPAK, policia ka arrestuar Kreshnik Farrukun, i cili u dorëzua në polici së bashku me të vëllain.
Vendimi i gjykatës së Durrësit për lënien në arrest shtëpie ka nxitur reagimin e SPAK që për arsye sigurie ka kërkuar arrestimin e Kreshnik Bodlli (Farruku), po jo të vëllait të vet Erneo Farruku që do të vazhdojë në të njëjtën masë sigurie.
Kreshnik Bodlli është kreu i klanit të Farrukëve që ka një aktivitet kriminal në disa vende të Evropës.
Vëllezërit, drejtues të klanit Farruku, u vetëdorëzuan dhe ndaluan nga Policia, po Gjykata, caktoi në të njëjtën ditë, masën e arrestit në shtëpi për ta.
Dy vëllezërit, Kreshnik Bodlli (Farruku) dhe Erneo Farruku u ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë në lidhje me aktivitetet kriminale që kanë zhvilluar në kuadër të organizatës së strukturuar ndërkombëtare që drejtojnë.
Më 7 janar, pas kërkesës së Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës, e përbërë nga gjyqtari Arbër Çela, vendosi masën e sigurimit “Arrest në shtëpi” për të dy vëllezërit Farruku.
Ky vendim erdhi pas një kërkese për ekzekutimin e masave të sigurimit në kuadër të ekstradimit të mundshëm, pasi ndaj tyre ka pasur kërkesa nga drejtësia italiane.
Kreshnik Bodlli dhe Erneo Farruku, të cilët udhëhoqën aktivitetet e klanit kriminal Farruku, akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe përfshirje në një organizatë kriminale, veprime të cilat janë hetuar nga autoritetet italiane, duke përfshirë lidhje me grupe të fuqishme ndërkombëtare.
Gjykata e Brescia-s në Itali më 29 gusht të vitit të kaluar ka lëshuar urdhra arresti për ta, duke kërkuar ekstradimin në vendin fqinj për të përballuar akuzat që rëndojnë mbi ta.
E ndërsa Kreshnik Farruku do të qëndrojë në qeli, i vëllai do të vijojë në arrest shtëpie në qytetin e Durrësit, derisa të përfundojë procesi për ekstradimin e tyre.
Grupi i strukturuar kriminal shërbente si furnizues me shumicë i drogës në tregjet italiane, sasi që vinte me kontejnerë nga Amerika Latine në portet italiane (Livorno, Genova dhe Savona). Ky grup kryente veprimtarinë e nxjerrjes së drogës dhe shpërndarjes së saj, ndërsa ekipet e posaçme kujdeseshin për rikuperimin e lëndës narkotike, nxjerrjen e dërgesave nga zonat portuale si dhe për t’ia vënë në dispozicion grupeve kriminale.
Nga veprimtaria hetimore e kryer në Shqipëri, është bërë identifikimi i shtetasit, Kreshnik Bodlli, anëtar i grupit të struktuar kriminal, i paidentifikuar nga autoritetet italiane, i cili merrej me organizimin e pritjes, magazinimin e drogës në Itali dhe më pas shpërndarjen në tregun italian.
Konkretisht, ai është organizatori i furnizimit të lëndës narkotike, e sekuestruar më 27 janar 2021 në Autostradën Guardamiglio (LO), Itali, ku janë arrestuar shtetasit shqiptare;E.K. dhe M.K., të cilëve iu gjet një sasi e lëndës narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto prej 10.522 kg, e paketuar në 9 pako plastmasi të fshehura në një hapësirë të një mjeti, Ford Fiesta. Përveç këtij sekuestrimi, ekzistojnë elementë të shumtë të komunikimeve të të arrestuarit Kreshnik Bodlli me pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal, (tashmë të arrestuar në Itali), duke provuar rolin e tij brenda grupit të strukturuar kriminal.
Gjithashtu, në datë 12.01.2024, është ekzekutuar dhe vendimi për caktimin e masës së sigurimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për shtetasit; M.N dhe J.K, të arrestuar më parë, pas urdhrit të kërkimit i nxjerrë nga autoritetet gjyqësore italiane, por për të po kryheshin hetime nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të procedimit penal nr.296 të vitit 2021.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon për bashkëpunimin Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për profesionalizimin e treguar gjatë kryerjes së hetimeve dhe fazës së ekzekutimit të masës së sigurimit
Procedimi penal është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe për shkak të parimit të pafajësisë, përgjegjësia e personave nën hetim do të konstatohet përfundimisht vetëm në rast të një dënimi të formës së prerë.
Urdhri i SPAK u ekzekutua më 11 janar nga blutë e Durrësit, raporton tch.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania