Olivia O'Brien thotë se ajo kurrë nuk ishte në lidhje me Pete Davidson pasi pretendoi se ai u nda prej saj përmes mesazheve me tekst në 2020.

Ndërsa, së fundmi ajo ka mohuar të ketë qenë në një romanca me partnerin aktual të Kim Kardashian.


"Mediat po i nxjerrin jashtë kontekstit gjërat që unë thashë në një intervistë (pasi më është bërë një pyetje shumë specifike)”, shkroi ajo në një postim në InstaStory të premten (1 korrik).

Screenshot 8 1 Foto: Getty Images

“Kurrë nuk kam pretenduar që jam takuar me dikë, ndaloni së munduari të filloni një dramë të çuditshme mbi mua duke i dërguar mesazhe dikujt 2 vjet më parë”, tha tutje ajo.

Këngëtarja, 28 vjeçe, në një postim pasues u ka kërkuar njerëzve që "të shikojnë intervistën ose mbyllin gojën”.

Screenshot 9 2 Foto: OliviaO'brien/Instagram

Megjithatë, O'Brien nuk ishte e vetmja që ka mohuar pretendimet për një lidhje ne Pete në të kaluarën.

Përfaqësuesi i Davidson tha Page Six se: “Nuk ka asnjë të vërtetë për këtë. Ata ishin miq dhe u shoqëruan disa herë”.

Screenshot 10 1 Foto: OliviaO'brien/Instagram

Këngëtarja e "Josslyn" adresoi thashethemet se Davidson i kishte dhënë fund gjërave me të për të ndjekur një lidhje me yllin e "Bridgerton" Phoebe Dynevor në episodin e të mërkurës në podcast "BFFs".

O'Brien i tha Portnoyit se ajo nuk mendonte se "ndokush e dinte për këtë", duke thënë se kjo kishte ndodhur "shumë kohë më parë". Pavarësisht ndarjes së supozuar, ajo ende mendonte se ai ishte një "djalë i mirë".

Ndërkohë, Pete po vazhdon të takohet me yllin televizive Kim Kardashian që kur ajo ishte nikoqire në "SNL" në vjeshtën e vitit 2021. /Telegrafi/

Screenshot 11 Foto: Getty Images