Neymar e kishte të pamundur të ishte në fushë mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Argjentinës, pasi kishte pësuar një lëndim në takimin e kaluar kundër Kolumbisë.

Të paktën ky ishte njoftimi zyrtar nga ana e kombëtares Selecao, pasi mediat braziliane kanë një tjetër version mbi mungesën e numrit 10-të.


Sipas tyre, ylli i PSG-së nuk ka pasur asnjë lëndim dhe një natë para ndeshjes me Argjentinën ka qenë në një klub nate duke u argëtuar dhe nuk ngjasonte aspak si një lojtar që sapo kishte pësuar një lëndim.

neymar 1 1

Andaj, dyshimet kanë qenë të shumta pasi edhe takimi kundër Argjentinës për Brazilin nuk kishte ndonjë peshë të madhe për kualifikueset pasi pesë herë Kampionët e Botës e kishin siguruar më parë biletën për në "Katar 2022".

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë kur Neymar vihet në qendër të akuzave nga ana e mediave pasi sulmuesi njihet edhe për dëshirën e tij mbi jetën e natës. /Telegrafi/

telegrafi sport app