Ish-presidenti amerikan Donald Trump reagoi me zemërim ndaj vendimit të jurisë federale, që e shpalli fajtor për ngacmim seksual ndaj shkrimtares Elizabeth Jean Carroll.
Trump tha se “gjuetia e shtrigave” po vazhdon, transmeton Telegrafi.
“Nuk e kam absolutisht asnjë ide se kush është kjo grua. Vendimi është një turp. Ky është vazhdimi i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”, ka shkruar Trump menjëherë pas vendimit në llogarinë e tij në rrjetin e tij social “Truth”.
Juria federale në Manhattan, kujtojmë, e shpalli sot ish-presidentin amerikan Donald Trump përgjegjës për ngacmim seksual dhe shpifje ndaj shkrimtares Elizabeth Jean Carroll.
Në total, Trump do të duhet të paguajë rreth pesë milionë dollarë dëmshpërblim. /Telegrafi/