LAJMI I FUNDIT:

U raportua për shkarkimin e Donika Gërvallës, flet kryeministri Kurti

U raportua për shkarkimin e Donika Gërvallës, flet kryeministri Kurti

Dje disa media kanë raportuar për shkarkimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvallës, nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ndërkaq lidhur me këtë, sot gjatë ditës Kurti është pyetur nga gazetarët nëse ka një vendim të tillë.

Kurti shkurt ka thënë “jo”, duke shuar zërat se Gërvalla do të shkarkohet.


Këto komente Kurti i bëri pasi mori pjesë në një bashkëbisedim me poetin Xhevdet Bajraj, në kuadër të Panairit të Librit.

Gërvalla në Qeverinë Kurti 2 mban dy pozita, atë të kryediplomates dhe pozitën e zëvendëskryeministres.

Shkarkimin e Gërvallës, e patën kërkuar vazhdimisht, PDK-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Ableard Tahiri, më herët ka thënë se të gjithë ishin dëshmitarë të angazhimit të ministres Gërvalla për denigrimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti për "Ballkanin e Hapur": Hapje ndaj ndikimeve ruse e kineze, Serbia e Vuçiqi duhet të ballafaqohen me të kaluarën kriminale
Lexo po ashtu Kurti për "Ballkanin e Hapur": Hapje ndaj ndikimeve ruse e kineze, Serbia e Vuçiqi duhet të ballafaqohen me të kaluarën kriminale

“U pa angazhimi i ministres së Punëve të Jashtme në denigrimin e luftës së UÇK-së, ajo sot vazhdoj të fyej luftën e UÇK-së, kauzën tonë më të ndritur, fyente viktimat të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë dhe sakrificën tonë më të madhe”, kishte deklaruar Tahiri.

Tutje ka theksuar se PDK nuk do të lejoj që ministrja të flet në narracionin e ndërtuar në Beograd, duke kërkuar shkarkimin e saj.

“Ne si PDK nuk mund të lejojmë që ministrja të flet në narracionin e ndërtuar në Beograd. Kërkojmë nga kryeministri Kurti që sa më parë të shkarkojë këtë ministre të papërgjegjshme që në vazhdimësi fyen vlerat më të larta të popullit tonë. PDK e merr me shqetësim qëndrimin e ministres sepse ajo përfaqëson Kosovën”, është shprehur ai.

Në rast të mos shkarkimit të Gërvallës, Tahiri ka deklaruar se do të përdorin të gjitha mjetet demokratike që kësaj ministre t’i pamundësohet ushtrimi i kësaj detyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori