LAJMI I FUNDIT:

U përpoq ta lavdëronte, por Trump e “ngatërroi” emrin e Elon Musk në një tubim në Wisconsin

U përpoq ta lavdëronte, por Trump e “ngatërroi” emrin e Elon Musk në një tubim në Wisconsin

Ish-presidenti Donald Trump e përmendi gabim emrin e Elon Musk në një tubim në Wisconsin të shtunën.

Ish-presidenti iu referua Musk si “Leon” ndërsa lavdëroi CEO-n e SpaceX mbi planin e tij për të sjellë dy astronautë të bllokuar nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Boeing kishte pak kohë, kështu që ata do të shpëtojnë – Leon do të dërgojë një raketë”, tha Trump.


Musk, i cili i dha Trumpit “miratimin e plotë” të tij pas atentatit në korrik, ka gjetur një vend në listën e ngushtë të Trump për një post këshilltar qeveritar nëse ai rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Detajet mbeten të paqarta, por miliarderi është entuziast për këtë.

Musk – kompanitë e të cilit si SpaceX dhe Starlink kanë përfituar nga kontratat qeveritare – ka përqafuar idenë e një roli qeveritar.

Ai shkroi në X se ishte “i gatshëm të shërbejë” dhe sugjeroi që të drejtonte një të ashtuquajtur “Departament i Efikasitetit të Qeverisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Kalo në kategori