Një makinë ka rënë në det në portin e Barit, ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë.

Në makinë ndodhej vetëm një person, i cili arriti të ngjitej ndërsa mjeti po fundosej dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare.


Sipas mediave italiane, makina kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po përgatitej të hipte në anije kur ndoshta për shkak të shiut të rrëmbyeshëm, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në det, transmeton TCH.

Shqiptari theu xhamin e përparmë dhe arriti të dilte përpara se makina të fundosej.

Zjarrfikësit, së bashku me njësinë e tyre të zhytjes, ndërhynë për të nxjerrë automjetin.