LAJMI I FUNDIT:

U hap regjistrimi për trajnimin Project Management – nga Telegrafi Deals i keni 100 EURO ZBRITJE me këtë kupon

U hap regjistrimi për trajnimin Project Management – nga Telegrafi Deals i keni 100 EURO ZBRITJE me këtë kupon

Sikurse asnjëherë më parë është rritur nevoja dhe kërkesa për edukim joformal, i cili vjen në formë të trajnimeve nga kompani të ndryshme dhe profesionistëve.

Qëllimi i kompanive që merren me trajnime është ta bëjnë lidhjen e duhur mes nevojës së tregut dhe profesionistëve të gatshëm për të gjetur punë në pozita moderne e të cilat kërkojnë shkathtësi të avancuar.

Këto pozita të punës, shumicën e rasteve janë tejet të kërkuara në tregun vendor dhe ndërkombëtar, e po ashtu edhe tejet të leverdishme në aspektin financiar!

I tillë është edhe trajnimi për Project Management, për të cilin kompania “Jungle” ka hapur regjistrimin dhe po ofron 100 euro zbritje për lexuesit e Telegrafi Deals përmes kuponit Telegrafi10.

Çfarë është trajnimi për Project Management?

Programi i trajnimit për Project Management është i përgatitur për t’iu ndihmuar studentëve ta mjeshtërojnë menaxhimin, me fokus në teknikat e menaxhimit të projekteve, aftësive dhe mjeteve që përdoren. Thënë më thjeshtë, studentët pajisjen me aftësitë më të kërkuara në treg.

Çfarë do të mësoni në trajnimin për Project Management?

Me tre ligjërues të dëshmuar në fushat e tyre – Albion Hasani (PM në Frakton), Lorika Halili (PM në Riitech) dhe Ema Zeqiraj (CEO në Jungle) – ju do të mësoni:

– Bazat e menaxhimit të projektit
– Fillimi i projektit, fushëveprimi dhe struktura
– Udhëheqja e projektit, formimi dhe menaxhimi i ekipit
– Planifikimi dhe përzgjedhja e projektit
– Aktivitetet e projektit dhe planifikimi
– Menaxhimi i vlerave të projektit, buxhetit dhe kostove
– Ekzekutimi i projektit dhe matja e progresit
– Agile Project Management
– Monitorimi, analiza dhe kontrolli i projektit
– Mbyllja e projektit

Sa është rroga e një Project Manager?

Statistikat në platformën matëse Rroga.com tregojnë se eksperienca e punës më pak se 1 vjeçare në këtë industri garanton rrogë mbi 800 euro, e cila rritet mbi 1,000 euro pas një viti eksperiencë.

Prandaj, bëjeni ndryshimin e duhur në karrierë – ose fillojeni një të re duke përfituar nga zbritja e Telegrafi Deals!

Vlen të ceket se deri më tani Jungle ka trajnuar qindra studentë për Project Management dhe përqindja e suksesit të punësimit të tyre është mbi 90%.

Artikull i sponzorizuar

Më shumë