LAJMI I FUNDIT:

Tzanakopoulos: Greqia e ka obligim ndërkombëtar që ta nënshkruaj marrëveshjen e Prespës

Tzanakopoulos: Greqia e ka obligim ndërkombëtar që ta nënshkruaj marrëveshjen e Prespës

Greqia do ta ratifikoj marrëveshjen e Prespës, duke respektuar partnerin e saj, por edhe obligimet ndërkombëtare, tha zëdhënësi i Qeverisë Greke, Dimitris Tzanakopoulos, në intervistë për televizionin grek “Kontra”.

“Vendi ka obligim ndërkombëtar që ta nënshkruaj marrëveshjen, pasi të përfundojnë proceset në vendin fqinjë. Dhe atë do ta bëjë Qeveria, duke respektuar partnerin e saj, por edhe obligimet ndërkombëtare. Gjithçka tjetër janë skenare të parakohshme.

Jam fort i bindur se i gjithë procesi do të zhvillohet papengesa dhe se do t’i kalojmë të gjitha vështirësitë, gjithmonë duke respektuar edhe mendimet e kundërta brenda qeverisë”, tha Tzanakopoulos.


Zëdhënësi i Qeverisë dhe ministri paresor e hodhi poshtë në mënyrë kategorike skenarin që marrëveshja e Prespës të mos kalojë në Kuvend dhe një herë u shpreh se është i bindur se në Kuvendi grek do ta ketë shumicën parlamentare.

Siç përcjell korrespondentja e AIM-së, Tzanakopoulos tha se shpreson që të dyja proceset, referendumi dhe ndryshimet kushtetuese, të kalojnë me sukses. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori