Turqia ka rihapur ambasadën e saj në Siri, duke u bërë vendi i parë që ndërmerr këtë veprim që nga fundi i sundimit të Bashar al-Assadit fundjavën e kaluar.
Bëhet e ditur se disa nga kryengritësit sirianë që përmbysën al-Assadin kishin marrë mbështetje nga Turqia.
Marrëdhëniet diplomatike midis Sirisë dhe Turqisë ishin ndërprerë që nga viti 2012.
Ambasada pezulloi operacionet 12 vjet më parë për shkak të pasigurisë së shkaktuar gjatë luftës civile siriane, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Disa vende mbajtën lidhje diplomatike me qeverinë e Assadit gjatë konfliktit, i cili zgjati 13 vjet, ndërsa të tjera rihapën misionet e tyre diplomatike në vitet e fundit, duke kërkuar të normalizonin marrëdhëniet me regjimin.
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan tha: “Ne duam të shohim një Siri pa terror, ku pakicat nuk keqtrajtohen. Ne duam një qeveri gjithëpërfshirëse në Siri”.
Ai tha gjithashtu se sirianët aktualisht në Turqi do të fillojnë të kthehen në shtëpi në numër më të madh pasi situata të stabilizohet më tej.
Ndryshe, rihapja e ambasadës ndodhi në të njëjtën ditë kur diplomatët e lartë të SHBA-së, Ligës Arabe dhe Turqisë u takuan në Jordani për të diskutuar se si të ndihmonin tranzicionin e Sirisë pas rënies së qeverisë së Assadit.
Asnjë përfaqësues sirian nuk mori pjesë në takime, megjithëse Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha se zyrtarët amerikanë kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Hayat Tahrir al-Sham, grupi kryengritës sirian që udhëhoqi përmbysjen e qeverisë së Assadit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Pengu izraelit ia puth ballin luftëtarit të Hamasit gjatë lirimit të tij

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë