LAJMI I FUNDIT:

Turqia miraton një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale

Turqia miraton një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale

Turqia miratoi një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, i publikuar sot në Fletoren zyrtare, një çështje e shumëpërfolur pas zbulimit të paligjshëm në shkallë të gjerë të të dhënave personale ku u përfshinë 50 milionë shtetas turq.

Ligji nr 6698 për mbrojtjen e të dhënave personale u publikua sot në Fletoren Zyrtare turke, pasi u votua nga Parlamenti dhe u miratua nga presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan.

Ky ligj zgjeron kryesisht perimetrin e të dhënave personale në anëtarësimin në Sindikatë, besimin fetar si dhe bindjet politike. Të dhënat nuk mund të vizitohen pa miratimin e shfaqur të personit në fjalë.