LAJMI I FUNDIT:

Turizmi shqiptar vijon të tërheqë vëmendjen e të huajve

Turizmi shqiptar vijon të tërheqë vëmendjen e të huajve

Në kuadër të promovimit të Shqipërisë përmes udhëtimeve familjarizuese me gazetarë dhe operatorë turistik të huaj, po realizohet udhëtimi familjarizues i një grupi prej 60 përfaqësuesish të mediave polake të “Press Club Polska”.

Gjatë qëndrimit të tyre në vendin tonë, u realizua një prezantim mbi turizmin shqiptar dhe veprimtarinë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Në këtë prezantim, fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Shoqatës “Press Club Polska”, Jaroslav.


Fjala e tij konsistoi në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve, shoqatave dhe biznesit privat të përfshirë në sektorin e turizmit në të dyja vendet.

Prezantimin nga Agjencia Kombëtare e Turizmit e mbajti, Sokol Kongoli, ku theksoi rëndësinë e shkëmbimit të informacionit, shkrime në median e shkruar dhe krijimi i kushteve për pjesëmarrje në panaire për promovimin e gjithë formave të turizmit. /Telegrafi/