LAJMI I FUNDIT:

Turizmi, sektor me rritje të shpejtë në ekonominë shqiptare

Turizmi, sektor me rritje të shpejtë në ekonominë shqiptare

Sektori i turizmit është një faktor me rritje të shpejtë në ekonominë shqiptare.

Drejtori i GIZ për Shqipërinë, Hans-Jurgen Cassens deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se, “turizmi është i rëndësishëm për bashkëpunimin mes qeverisë gjermane dhe Shqipërisë përmes GIZ sepse kontribuon gjithashtu në perspektivën ekonomike”.

Cassens thekson se GIZ ka punuar në fushën e turizmit rural prej më shumë se 10 vjetësh, gjithmonë me perspektivën për të ofruar mundësi alternative ose shtesë për të ardhura për njerëzit që jetojnë në zonat rurale.


“Ne shohim specifikisht për vendet rurale, për të përfshirë njerëzit nga zonat rurale në punë dhe sipërmarrje. Ne e kemi nisur mbështetjen për turizmin 10 vjet më parë në Theth dhe që prej atëherë kemi punuar në shumë zona”, tha Cassens.

Sipas tij, kjo përfshin zhvillimin e aktiviteteve turistike si p.sh. ecje dhe biçikleta, trajnimin e ofruesve të shërbimeve siç janë guidat turistike, Guest House dhe personelin e restoranteve, por gjithashtu kemi qenë shumë të angazhuar në promovimin e destinacioneve rurale, duke i mbështetur në marketing, në emërtimin e destinacioneve në lidhjen e operatorëve turistikë lokalë me tregun ndërkombëtar dhe në mbështetjen e mbrojtjes dhe shfrytëzimit të trashëgimisë, natyrore dhe kulturore.

“Ne kemi mbështetur zhvillimin e aktiviteteve turistike si hiking që është diçka klasike, ose udhëtimet me biçikleta në mal. Ne mundësojmë trajnime për tur operatorët, Guest House-t për të qenë më të përgatitur për të pritur turistët dhe kemi punuar shumë për promovimin e destinacioneve dhe logove”, tha Cassens. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori