Site icon Telegrafi

22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik, 41% më shumë se viti i kaluar

Turizmit në Shqipëri këtë herë i bëhet jehonë nga mediat kroate.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një reportazh të televizionit RTL “që i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore”.

“Jehona e suksesit bombastik të Shqipërisë Turistike vazhdon dhe këtë herë janë fqinjët e një vendi superstar në turizëm, Kroacia, ku televizioni RTL i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore. 22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar”, ka shkruar Rama në Facebook.

Në reportazh theksohet se bukuria e bregdetit në vendin tonë dhe çmimet e lira.

RTL ka intervistuar kroatë që kanë pushuar në Shqipëri dhe shprehen të kënaqur për eksperiencën e tyre.

22 mijë vizitorë kroatë kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar, shkruan kryeministri në statusin e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version