LAJMI I FUNDIT:

Turizmi dhe biznesi rrisin fluksin e të huajve në Shqipëri me 34.5%

Turizmi dhe biznesi rrisin fluksin e të huajve në Shqipëri me 34.5%

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit ndjeshëm në muajin janar, duke sinjalizuar një tendencë pozitive të turizmit edhe në fillimin e këtij viti.

Sipas Institutit të Statistikave, në Shqipëri hynë gjatë muajit janar 2018, 232 mijë shtetas të huaj, një rritje me 34.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet në Shqipëri dominohen prej vizitorëve nga vendet fqinje, kryesuar nga Kosova, Maqedonia, Greqia e Mali i Zi. Vizitorët prej këtyre vendeve përbënin rreth 75% të numrit të përgjithshëm të vizitorëve të huaj gjatë janarit.


Vizitat nga vendet fqinje, kryesojnë në pjesën më të madhe për arsye biznesi, tregtie e turizmi.

Ndërsa bie në sy fakti i rritjes së numrit të vizitorëve edhe nga shtetet e tjera, si Anglia, Gjermania apo Shtetet e Bashkuara.

Sipas statistikave, me ritme të larta po rritet edhe numri i vizitave të shqiptarëve jashtë shtetit. Sipas INSTAT, për gjatë janarit u regjistruan 448 mijë dalje të shtetasve shqiptarë, afro 21% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Në total, numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj të hyrë në vend, në muajin Janar 2018 është 605.444, duke u rritur 29,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Janar 2018, janë 726.463, duke shënuar një rritje me 30,2 %, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Janar 2018, është 448.103. Krahasuar me Janar 2017, ky numër është rritur 20,8 %.

Hyrjet në rrugë tokësore të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në muajin Janar 2018, zënë peshën më të madhe të hyrjeve, gjithsej me 79,8 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 16,6 % dhe në ato detare zënë 3,6 %, bën të ditur INSTAT. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori