Thomas Tuchel mund ta ‘përjashtojë’ një lojtar kyç të Anglisë si vendimi i tij i parë i madh pas emërimit në krye të ‘Tre Luanëve’.
Tekniku gjerman do ta nis zyrtarisht punën e tij me Anglinë nga data 1 janar me Lee Carsleyn që pritet të udhëheq skuadrën në ndeshjet e mbetura të Ligës së Kombeve.
Para grumbullimit të tij të parë, Tuchel mund të mos e ftojë Jordan Pickford i cili po përballet me një luftë të madhe për të mbajtur vendin e tij si zgjedhja e parë e portës para Botërorit të vitit 2026.
Kjo sipas The Telegraph që kanë raportuar se Pickford po përballet me një presion të menjëhershëm për të dëshmuar veten tek Tuchel nëse dëshiron të mbetet portieri titullar.
30-vjeçari ka qenë zgjedhja e parë e Anglisë mes dy shtyllave që nga Botërori i vitit 2018, që ishte gara e parë e Gareth Southgate në krye të tyre.
Southgate e preferoi Pickfordin edhe në Botërorin e vitit 2022 dhe gjatë Euro 2024 për të mos lënë anash edhe Euro 2020.
Ylli i Evertonit deri më tani numëron 71 paraqitje me Anglinë vetëm dy më pak se Gordon Banks.
Ai ka katër paraqitje më pak se David Seaman dhe Joe Hart, të cilët mbajnë vendin e dytë për më së shumti paraqitje të portierëve për Anglinë pas Peter Shilton i cili numëron 125 sosh.
Lee Carsley në takimin e fundit të Anglisë ndaj Finlandës preferoi që ta nis ndeshjen me Dean Henderson si titullar pas gabimeve trashanike të Pickford ndaj Greqisë.
Sidoqoftë, sipas raportit Tuchel nuk do të ndikohet nga paraqitjet e tij të kaluara dhe do ta vlerësojë situatën personalisht tani e tutje./Telegrafi/