Thomas Tuchel është zgjedhja e parë e Atletico Madridit për të zëvendësuar trajnerin nën presion Diego Simeonen, sipas raportimeve në Spanjë.
Argjentinasi është trajneri më i paguar në botë, por skuadra e tij po lufton në vendin e pestë në La Liga dhe ka përfunduar në fund të grupit të Ligës së Kampionëve.
Dhe siç raportohet nga gazeta spanjolle Fichajes, gjigantët spanjollë e shohin ish- trajnerin e Chelseat, si njeriun e përsosur për të rigjallëruar ekipin.
Tuchel është pa një klub për momentin pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Bluve në fillim të shtatorit pas një ecurie të dobët të formës.
Gjermani është lidhur me kombëtaren e Anglisë si një zëvendësues i mundshëm i Gareth Southgate, i cili po udhëheq Tre Luanët në Kupën e Botës së ardhshme në Katar.
Tuchel së fundmi tha: “Më pëlqente çdo ditë në Chelsea. Ajo mori fund shumë herët për mua, por ishte jashtë dorës sime”.
Edhe pse Simeone – i cili ka qenë në krye të skuadrës nga “Ëanda Metropolitano” që nga viti 2011 – ka fituar dy tituj të La Liga dhe dy trofe të Ligës së Evropës.
Fichajes gjithashtu pretendon se ish-trajneri i Tottenhamit dhe Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino është opsioni rezervë i klubit nëse tentimi i tyre për Tuchel dështon. /Telegrafi/