Një tualet publik në Provincën Gansu, Kinë, është bërë papritur viral.

Larg nga një strukturë bazë, tualeti është transformuar në një atraksion kulturor të njohur tani si "Hapësira Kulturore Publike Dunhuang Pure Realm".


Tualeti përfshin një dhomë për nënë dhe foshnjë me tavolina antibakteriale për gjidhënie.



Pajisje të tjera përfshijnë ulëse dhe ambiente të aksesueshme për vizitorët e moshuar dhe me aftësi të kufizuara.

E hapur më 16 gusht, tualeti është bërë shpejt një nga të preferuarit e turistëve, me shumë të veshur edhe me rrobat tradicionale Hanfu për ta eksploruar atë.

Vendi ka ngjallur gjithashtu diskutime të gjalla në rrjete sociale.

Një person tha: "Ky është tualeti publik më luksoz që kam parë ndonjëherë." /Telegrafi/